Merkato

Kuqezinjtë e kërkojnë në merkato, eksperti: “Braziliani nuk është për Milanin!”

Për shkak të dëmtimeve të Mattia Caldara dhe Mateo Musacchio, Milan do të rifutet në merkato për tu përforcuar me mbrojtës në janar, dhe emri më shumë i përfolur në ambientin kuqezi është ai i brazilianit Rodrigo Caio. Por, mbi profilin e tij nuk është shumë i sigurt eksperti i famshëm i futbollit brazilian, Andersinho Marques.

“Rodrigo Caio në këtë sezon ka luajtur vetëm 10 ndeshje. Deri dy vite më parë konsiderohej dhe ishte një talent i madh premtues si mbrojtës qendror i Brazilit, ka fituar edhe me skuadrën olimpike. Vitin e kaluar luajti mirë, por jo shumë mirë, ndërsa këtë vit ka patur disa dëmtime, ndaj nuk ka qenë një vit i nivelit të lartë. Në këtë moment ekzakt, Rodrigo Caio nuk është një futbollist që bën për Milan”, deklaroi eksperti brazilian.

Më shumë nga Merkato