Kuqezinjtë shkëlqejnë në Kroaci, Herdi Prenga në formacionin e javës

4 Dhjetor 2018
11:17
Alfred Lleshi
back button

Shqiptarët po bien në sy në kampionatin kroat të futbollit javë pas jave. Nëse Myrto Uzuni e ka bërë “pronë” formacionin e javës në “1. HNL”, falë paraqitjes së shkëlqyer dhe golave me Lokomotivën e Zagrebit, një tjetër lojtar kuqezi ka provuar kësaj here të përzgjidhet në 11-shen më të mirë të javës së 16-të. Fjala është për mbrojtësin Herdi Prenga, i cili luan sezonin e dytë me Inter Zaprešić.

Në ndeshjen e fundit, ai bashkë me skuadrën ku militon fituan 2-0 në fushën e Istra 1961, duke marrë tri pikë të çmuara në betejën për t’iu larguar fundit të ftohtë të klasifikimit. Prenga, pjesë e kombëtares shqiptare, të drejtuar nga Christian Panucci, ka luajtur 11 ndeshje në këtë kampionat.

E thënë ndryshe, ai regjistron 976 minuta lojë. Të tijtë mbajnë vendin e 7-të në renditje, për momentin, me 17 pikë. Por, kujtojmë se ky është një pozicion i rrezikshëm, sepse kampionati i elitarëve kroatë përbëhet nga dhjetë skuadra.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit