Kur Arsenali flakte në rrugë Harry Kane, sot simbol i Tottenham dhe Anglisë

28 Korrik 2020
11:23
Alfred Lleshi
back button

Messi me fanellën e Fiorentinës, Del Piero me atë të Milanit, Totti me atë të Interit. Kombinime jo të mundshme… Shpesh nuk është ashtu siç duket. Këto kampionë kurrë nuk kanë luajtur me të vërtetë në ato ekipe. Nëse mendoni se Harry Kane ha veshur uniformën e Arsenalit, nga ana tjetër, do të duhej përtej realitetit, por në fakt ka ndodhur disi larg në kohë. Bomberi anglez është gjithsesi i pranishëm si në historinë e “Topçinjve”, ashtu edhe të Tottenham, klubit të tij aktual.

Jo të gjithë e mbajnë mend atë, veçanërisht jashtë Londrës dhe Anglisë, por është gjithçka e vërtetë: simboli, flamuri dhe sulmuesi i “Spurs”, Kane, ka luajtur edhe për Arsenalin. Ka ndodhur një jetë më parë, kur ishte askushi dhe as që mund të parashikonte se një ditë do të bëhej dikushi. Me pak fjalë, nëse tifozët e Tottenham këndojnë se “Harry Kane është një nga tanët”, ai është një nga i yni, duke iu referuar jo vetëm militantizmit, por edhe besimit futbollistik të sulmuesit të kombëtares angleze, që nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Në sezonin 2001-2002, Kane ishte shumë i ri, por një lojtar i Arsenalit. Ai punonte në akademinë e “Topçinjve”, në sektorin e të rinjve, pasi u mor aty nga Ridgeway Rovers. Fotografitë e atij djaloshi të vogël, por me tipare të dallueshme, nëse shikohen pas njëzet vjetësh, rrodhën në mediat sociale dhe në shtypin anglez disa vite më parë, kur Harry po evidentohej si një nga sulmuesit më mbresëlënës.

Aventura e tij tek Arsenali nuk zgjati shumë, vetëm 12 muaj. Pastaj, klubi i Londrës së Veriut vendosi të mos e konfirmojë atë. “Ai ishte topolak, jo shumë atletik, por ne bëmë gabim që e larguam, – tregon Liam Brady, i cili në atë kohë punonte për Arsenalin. – Edhe Tottenham, gjithashtu, e huazoi atë nja 3-4 herë në ligat e ulëta. Gjithsesi, me vendosmërinë e tij, Harry po ndërton një karrierë të shkëlqyer. Dhe e meriton atë”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit