“Kur firmosën ishin dakord pastaj…” Akuza të rënda drejtuar nga Danimarka!

18 Gusht 2022
17:22
Telesport
back button

Barcelona është kritikuar për trajtimin e sulmuesit Martin Braithwaite. Futbollistit danez thuhet se i është thënë të gjejë një klub të ri pasi u konsiderua si tepricë ndaj kërkesave.

Mendohet se sulmuesi ka marrë oferta për t’u larguar, por nuk ka pranuar asnjë. Ka pasur gjithashtu spekulime se katalanasit duan të prishin kontratën e Braithwaite, por sulmuesi do të largohet vetëm nëse ai është paguar deri në fund të marrëveshjes së tij.

Michael Sahl Hansen, i cili është drejtor i Shoqatës së Lojtarëve Danezë, ka folur për situatën dhe ka bërë të qartë se nuk është aspak i kënaqur me sjelljen e Barcelonës. “Trajtimi që po përjeton Martin është krejtësisht i paarsyeshëm. Diçka që ndoshta qëndron diku mes ngacmimit dhe shantazhit” tha ai.

“Ligjërisht, ne nuk mund të bëjmë asgjë për të ndihmuar Martinin. FC Barcelona nuk ka shkelur asnjë rregull ligjor. Ato morale – shihen nga karrigia ime – pra një bisedë ndryshe. Pavarësisht kesaj, Martin ka mbështetjen tonë të plotë.

“Një kontratë është një kontratë. Dhe FC Barcelona dhe Martin kanë nënshkruar me njëri-tjetrin për dy vite të tjera. Martin duhet të vazhdojë të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes. Po ashtu edhe FC Barcelona. Dhe përveç kësaj, do t’i duhej një prej klubeve më të mëdha në botë t’i trajtonte lojtarët e tij me më shumë respekt.”

Nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë me Braithwaite. Ai ka kontrte deri në vitin 2024, por nuk u përfshi në turneun parasezonal të Shteteve të Bashkuara dhe nuk i është dhënë një numër i skuadrës as për sezonin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit