Kur jeta të vret ëndrrat, drama e mbrojtësit të Kombëtares

21 Janar 2019
13:55
Eraldo Harlicaj
back button

Nëse për një moment jeni duke menduar se jeta juaj është shumë e vështirë dhe po tregohet e padrejtë me ju, atëherë mjafton të kujtoni dy vitet e fundit të Naser Alijit dhe të gjeni pak ngushëllim. Nga maja në nivelin zero për shumë pak kohë. Mbrojtësi i krahut të majtë ka vuajtur shumë këtë periudhë, pasi nuk arriti të gjente një ekip stabël dhe qëndroi në dy vite, 6 muaj pa skuadër, pasi babai i tij po luftonte për jetën. Sfidë që fatkeqësisht e humbi. 

Aliji duhet të gjejë forca të ngrihet dhe të tregojë se është një luan i vërtetë dhe mund t'ia dalë mbanë. Do ta nisë rikthimin e tij nga Rumania, aty ku Dinamo e Bukureshtit ka ende besim te aftësitë e mbrojtësit të krahut të majtë. 

"Për momentin ishte zgjedhja më e mirë. Fola me Azdren Llullakun dhe ai më tha gjëra të mira për Dinamon dhe për trajnerin Mircea Rednic. Mendoj se kam marr vendimin e duhur. E dija që është një klub me histori, por vetëm aq. Nuk kam qenë një njohës i kampionatit rumun”.

Aliji duket më i pjekur dhe tregon se nuk fluturon më në ëndrrat e tij, por mendon vetëm të shijojë momentin. "Kam ndaluar ëndërruari. Tani dua vetëm ta shijoj futbollin. Kam pasur shumë probleme në dy vitet e fundit dhe kam kuptuar se e tashmja duhet shijuar. 

"Në çdo ditë duhet të japësh maksimumin. Nuk e them këtë vetëm se im atë u nda nga jeta së fundmi. Kam parë të gjitha pjesët e këqija të futbollit gjatë dy viteve të fundit dhe kam kuptuar se të ardhmes nuk i dihet kurrë. Sot je këtu, nesër jo", – shprehet ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit