“Kur mbaroi ndeshja nuk kisha fuqi të ngrija as kupën”

10 Shtator 2019
9:47
Telesport
back button

Rafael Nadal është ende i dërrmuar fizikisht pas finales së US Open, ku triumfoi 3-2 ndaj rusit Daniil Medvedev, duke korrur suksesin nr.19 në një grand slam. “Në fundin e ndeshjes isha i vdekur dhe shumë nervoz. Nëse kjo ndeshje ishte kaq e bukur kjo është edhe për meritë të Medvedev, që luftoi si mua për fitore”, tha Nadal.

Nadal është 1 grand slam më pak se Federer. “Normalisht dua ta mbyll karrierën me më shumë trofe se të gjithë, por nuk mendoj shumë për këtë gjë. Nuk stërvitem dhe luaj tenis për këtë gjë. Luaj sepse e dua këtë sport. Federer? Nuk d di nëse do ta luaj dhe fitoj kaq gjatë si po bën ai”, u shpreh Rafael Nadal.

Spanjolli ka shansin të rikthehet numri 1 në botë, duke qenë se mori 2,000 pikë nga suksesi në US Open. “Do të ishte fantastike nëse do të rikthehesha numri 1 edhe pse kjo nuk është një përparësi për momentin. Nuk dua të humbas energji të kota për këtë gjë. Thjesht dua të jem kompetitiv sa më gjatë të jetë e mundur”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit