“Kur më thanë për të luajtur me United kam qarë në telefon”

4 Qershor 2020
10:46
Telesport
back button

Pas shumë muajsh të mbushura me thashetheme Bruno Fernandes u transferua në merkaton e janarit të këtij viti te Manchester United. Në një deklaratë për media, portugezi ka folur për këtë transferim, që për të është i veçantë.

Kur më thanë se Manchester United më kërkonte, nuk e di… Kam marrë në telefon gruan, vëllanë, motrën dhe nënë time dhe kam nisur të qaj në telefon. Ishin të gjitha lotë gëzimi”, tha Fernandes.

Ky transferim ishte frut i punës time ndër vite. Për mua ishte interesuar verën e kaluar edhe Tottenham, që kur aty ishte Pochettino. Në janar ishte radha e United dhe transferimi im këtu është realizimi i ëndrrës time”, tha Fernandes.

Bruno Fernandes

Lajme të tjera

Lajmet e fundit