Kur Ronaldo i tha Morattit: Merre Del Pieron tek Interi, se bëhemi të pathyeshëm!

4 Prill 2020
9:29
Alfred Lleshi
back button

Futbolli italian në vitet 90-të shënoi një faqe të pashlyeshme në historinë e këtij sporti. Në Serie A luajtën futbollistët e nivelit më të lartë. Ishte koha e Interit të Ronaldos, por edhe e Juventusit të Alessandro Del Piero. Ndërsa “San Siro” ishte magjepsur nga shpërthimet e “Fenomenit”, vetë lojtari brazilian u mahnit nga lojërat e fantazisit bardhezi, që bënte gjëra të ndryshme nga të tjerët.

Presidentit Moratti zbuloi për mikrofonat e “Gazzetta dello Sport” kërkesën e veçantë të bërë nga ish-kampioni i tij i madh, pikërisht në fund të vitit të tij të parë italian. “Ronaldo më këshilloi të blija Del Piero, ai e donte atë pranë. Ai më tha se ishte e padobishme për të blerë shumë lojtarë, thjesht të merrnim Del Piero dhe do të ishim shumë të fortë”, – kujtoi ish-presidenti zikaltër.

Legjenda i përulet legjendës: nga njëra anë braziliani zikaltër, një nga lojtarët më të fortë që ka parë ndonjëherë historia e këtij sporti; nga ana tjetër monumenti i Juventusit, i aftë të lërë një shenjë të pashlyeshme në faqet e futbollit italian, deri në pikën e ovacioneve në këmbë të tifozëve të “Santiago Bernabeu”.

Dhe kush e di se si do të kishte shkuar, nëse Ronaldo dhe Del Piero me të vërtetë do të kishin ecur krah për krah në fushat e futbollit, me të njëjtën fanellë. Karakteristika shumë të ndryshme, por plotësuese për atë që padyshim do të ishte çifti më i fortë i kohës dhe ndoshta një nga më të fuqishmit e të gjithë historisë.

E kush e di se çfarë reagimi do të kishin pasur dy tifozëritë: nga njëra anë populli zikaltër me vetëdijen se kanë rrëmbyer talentin më të madh nga rivalët, në anën tjetër kryengritja e mundshme e mbështetësve të Juventusit, të cilët do të kishin humbur xhevahirin e tyre, duke përforcuar kundërshtarët kryesorë.

Sidoqoftë, historia foli në një mënyrë tjetër: Del Piero e përfundoi karrierën e tij me 706 ndeshje për “Zonjën e Vjetër”, duke u bërë një nga lojtarët simbolikë të klubit piemontez. Ronaldo, me nuhatjen e kampionit, diti ta përkëdhelë e trajtojë topin në një mënyrë tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit