Kur s’ke pulën, do hash sorrën…; CR7 flet pasi dështoi me “Topin e Artë”

3 Dhjetor 2019
9:07
Alfred Lleshi

Cristiano Ronaldo u zgjodh futbollisti më i mirë në Serie A, për sezonin e kaluar. Kampioni i Juventusit dështoi të merrte “Topin e Artë” në Paris këtë të hënë, por e gjeti ngushëllimin në Itali, ku u ndanë çmimet përkatëse. “Më bën krenar ky vlerësim. Çmimin e fitova falë bashkëlojtarëve të mi te Juventusi dhe të gjithë atyre që votuan për mua. Serie A është një kampionat i vështirë, unë jam shumë i lumtur”, – tha 34-vjeçariNdërkohë, ylli portugez ishte edhe pjesë e top-formacionit të sezonit të kaluar në Itali, si pjesë e sulmit, bashkë me Quagliarella dhe Zapata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit