“Kur titullin e fiton Juve, feston një natë. Kur e fituam ne, festuam 3 muaj”

19 Maj 2020
16:36
Alfred Lleshi
back button

Në rrëfimin e tij interesant për mediat spanjolle, Francesco Totti nuk mund të linte mënjanë as titullin kampion me Romën, kur kryeqytetasit drejtoheshin nga trajneri Fabio Capello: “Ishte diçka e veçantë, sepse ndodh një herë në njëzet vjet. Fatkeqësisht, kjo është e vërteta. Kur Juve fiton, feston vetëm një natë, të dielën. Gjithçka përfundon të hënën. Në vend të kësaj, kur ne fituam titullin me Capello në Romë, kemi zhvilluar një festë, që realisht zgjati për tre ose katër muaj. Një festë e pafund…, sepse ne nuk jemi mësuar me të. Ne nuk jemi Real apo Barcelona, të fortë edhe në Europë”.

Dy fjalë edhe mbi rolin e trajnerit: “Të gjithë kanë mendimin e tyre. Për mua, trajneri është thelbësor, por më shumë si menaxher i grupit sesa aftësi për të stërvitur. Nëse keni një ekip me 20 yje, është e vështirë t’i thuash njërit prej tyre si ta bëjë diagonalen. Nëse do të isha trajner, unë do të thoja: Vish fanellën tënde dhe luaj. Çfarë mund t’i thoni Zidane apo Sergio Ramos? Trajneri duhet të menaxhojë mirë grupin. Më pëlqen stili i Mourinho, mjaft i zgjuar. Ai merr përgjegjësinë e plotë mbi vete dhe i jep lirinë e duhur ekipit. Për mua ky është koncepti i trajnerit të shkëlqyeshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit