“Kurbani” i tretë i javës së 15-të, Luftëtari shkarkon trajnerin

14 Dhjetor 2019
21:45
back button

“Nuk ka dy pa tre” dhe pikërisht kështu ndodhi. Mbrëmjen e të shtunës, vetëm pak minuta pasi nga Partizani dhe Teuta ishin publikuar komunikatat për shkarkimet e trajnerëve respektivë, Franco Lerdha dhe Bledi Shkëmbi, është mësuar se edhe Luftëtari ka ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin grek Giorgos Marantas.

Lajmi është bërë publik nga disa media, të cilat citojnë konfirmimin nga ana e drejtorit sportiv të klubit gjirokastrit, Artur Dadaj. Ky vendim i klubit të Luftëtarit vjen vetëm pak orë pas humbjes së thellë ndaj Laçit me rezultatin 4-0.

Pas javës së 15-të, skuadra e Luftëtarit renditet në vendin e 9-të të klasifikimit, në kuotën e 8 pikëve, vetëm 2 më shumë Flamurtari i vendit të fundit dhe plot 12 pikë larg Skënderbeut të vendit të tetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit