Kurorë mbreti dhe tortë simbolike, Immobile e festoi te prindërit “Këpucën e Artë”

3 Gusht 2020
15:03
Alfred Lleshi
back button

Ciro Immobile festoi në shtëpinë e prindërve të tij, jo përmes ndonjë “mega party” për suksesin personal, si bomber i Serie A dhe Europës. Sulmuesi bardhekaltër u shpall “Këpuca e Artë” në Itali dhe kontinent, teksa ka zgjedhur familjen për të ngritur dollinë e këtij triumfi të madh personal. Në Torre Annunziata, ku filloi gjithçka, ai zgjodhi të strehohet dhe të kalojë orët e para të pushimeve, pas një sezoni të vështirë në të gjitha aspektet.

Pas sfidës në “San Paolo”, Ciro shkoi menjëherë në shtëpinë e nënës Michela dhe babit Antonio. Aty ishte dhe vëllai, Luigi, si dhe kunati i tij, Luca. Dhe një kurorë që e prist. Plastike, por simbolike… Mbreti është kthyer. Michela, mamaja e tij, menjëherë e hodhi në rrjetet sociale, për të marrë mijëra klikime. Dhe mesazhi në Instagram: “Futbollisti më i mirë, krenaria jonë. Kishte shumë pengesa dhe vështirësi, por në fund e bëmë atë (ia dolëm)”.

Këtu, “ne e bëmë atë (ia dolëm) është fraza simbolike për të sqaruar se sa e rëndësishme është familja për sulmuesin e Lazio. Nuk mund të mungonte as torta, mbi të cilën ishte skalitur “Këpuca e Artë”. Në pritje për t’i ngritur në duar të dyja, në momentin e duhur, ia vlen të ëmbëlsohet pak në këtë mënyrë. Bateritë do të karikohen në shtëpi, pastaj pushimet. Gjithmonë i rrethuar nga dashuritë e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit