Kursen 2.5 mln euro, Arsenali i merr futbollistin ekipit francez përpara finales së Kupës!

1 Korrik 2020
14:45
Telesport
back button

Arsenali pagoi verën e shkuar 30 milionë euro për mbrojtësin e St Ettien, William Saliba dhe e la një vit huazim në Francë. Kontrata e huazimit ka përfunduar në 30 qershor dhe tashmë “topçinjtë” sipas kontratës duan në Londër djaloshin.

“Topçinjtë” nuk kanë dhënë leje që ai të luajë në finalen e Kupës së Francës dhe motivi është ekonomik: në marrëveshjen e bërë vjet, nëse Saliba do të luante 18 ndeshje, atëherë Arsenali duhet të paguante edhe 2.5 milionë të tjera shtesë.

Saliba, dalla banlieue di Mbappé alla Ligue 1 con il Saint-Etienne ...

Mbrojtësi numëronte 17 ndeshje dhe me finalen e Kupës anglezët duhet të paguanin. Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare, londinezët bëjnë me dije se kanë kërkuar nga klubi francez që t’i japë një program specifik stërvitor futbollistit Saliba, për shkak se ai ka qenë i dëmtuar dhe duhet të kapë sa më shpejt formën.

Arsenal pretendon se St Ettiene nuk ka pranuar dhe kështu ata kanë vendosur të zbatojnë marrëveshjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit