“Kursin e gjuhës e lashë pas një ore, e mësova anglishten duke pirë në lokale”

31 Janar 2023
9:06
Telesport
back button

Gunther Steiner, shefi i makines Haas, një nga personazhet më karizmatikë në Formula 1, ka folur për jetën e tij në sportin e automobilizmit. Një ndër frazat që ka befasuar të gjithë ishte ajo se si ka mësuar gjuhën angleze, e rëndësishme për të komunikuar në këtë sport.

Kam mësuar gjuhën angleze më shumë nëpër lokale e pub se sa në jetën e përditshme. Duke folur me persona të ndryshëm në lokale arrita ta mësoj gjuhën angleze edhe pse isha regjistruar në një kurs të gjuhës angleze për ta mësuar atë”, u shpreh Gunther Steiner për mediat.

Steiner ka lindur në Itali, por ka edhe nënshtetësi amerikane. “Kursin e anglishtes e braktisa pas vetëm një ore, pasi nuk më pëlqente dhe nuk arrija të mësoja asgjë. Duke folur me njerëzit në jetën e përditshme mëson më shumë”, tha Steiner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit