“Kush do ta zëvendësojë Spallettin te Napoli?”, përgjigjja e De Laurentiis i habit të gjithë

4 Qershor 2023
15:30
Denis Hakanaj
back button

Ka ende kohë për të zbuluar se kush do të jetë trajneri i ri i Napolit, pasardhësi i Luciano Spallettit, që do të jetë në stolin “axurr” për herë të fundit ndaj Sampdoria-s. Kjo u njoftua nga presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili tha për Tg1:

“Trajneri i ri? Duhet kohë o djema. Gjak i ftohtë dhe durim. Le të shijojmë festën sonte, pastaj kemi gjithë muajin qershor për t’u çlodhur, për t’u armatosur me armët e duhura dhe për t’u përballur me këtë problem që tashmë e kemi zgjidhur shumë herë, sepse Ne luajmë në Europë prej 14 vitesh, e vetmja skuadër italiane”.

De Laurentiis ka folur edhe për titullin e fituar, e konsideron atë “një emocion të madh” dhe parashikon se çfarë do të ndodhë sonte në Maradona pas ndeshjes kundër Sampdoria-s:

“Do të jetë një festë e mrekullueshme dhe do të ketë shumë aktorë, nga Silvio Orlando te Alessandro Siani, nga Francesco Paolantoni te Biagio Izzo. Më pas Marisa Laurito, Serena Autieri, Gigi D’Alessio, Avitabile, Arisa, Ema dhe e bukura dhe e talentuara Noah nga Tel Avivi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit