Kush e ka parë Piatek-un? Giampaolo mori vetëm një mesazh pozitiv nga blerja e verës

21 Shtator 2019
23:13
back button

Një tjetër ndeshje zhgënjyese për Krzysztof Piątek, që përveç se ka humbur kontaktin me golin, në derbin me Interin ishte inekzistent në fushë, duke mos arritur të prekë asnjë top, apo të ketë mundësi për të shënuar.

Në një derbi pa shumë histori, e vetmja shenjë pozitive që mori trajneri Giampaolo ishte Rafael Leao.

Sulmuesi portugez ishte një surprizë në sulm për derbin e sotëm, por tregoi forcë, qartësi dhe kualitet në çdo prekje topi. Këmbë të gjata dhe teknikë të lartë, gjë që e tregoi edhe në përballjet një për një me mbrojtësit zikaltër.

Leao ishte një sinjal më tepër për trajnerin e “Djajve” dhe portugezi mund të fillojë të zërë vend si titullar në javët e ardhshme, por kjo do linte në stol lojtarë të tjerë si Paqueta dhe Rebic, sidomos braziliani që nuk e ka nisur si duhet bashkëpunimin me trajnerin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit