Kush e paguan e Dani Alve s-in? Sao Paulo në telashe për faj të brazilianit

8 Tetor 2019
18:46
Denis Hakanaj

Kthimi i Dani Alves në Brazil me fanellën e Sao Paulo-s është historia tipike me një fund të lumtur. Kampioni i madh që, pasi është larguar në një moshë shumë të re nga vendi i tij dhe pasi ka fituar gjithçka në Europë, vendos të kthehet aty ku gjithçka ka filluar.

Megjithatë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë. Cilësia paguhet dhe 36-vjeçari Dani Alves i ka kërkuar klubit një rrogë 4 milionë euro në sezon, më e larta në gjithë Amerikën e Jugut.

Dhe tani klubi duhet t’i shpjegojë lojtarëve se ku i merr ato pará. Për këtë ka folur drejtori sportiv i Sa Paulos-, Rai, ish-kampion bote me Seleçaon. Në një intervistë të dhënë për Valor Investe, ai ka shpjeguar se: “Po, kemi qenë të detyruar të flasim me futbollistët. Të gjithë e kanë pranuar dhe kuptuar situatën, sepse u kemi shpjeguar se Alves nuk do të paguhet nga klubi”.  

Në fakt, sipas AS, Sao Paulo i paguan lojtarit vetëm një të tretën e  rrogës. Pjesasa tjetër duhet të mbulohej nga sponsorët dhe shitja e të drejtave të imazhit të futbollistit. Problemi është se këto sponsorë nuk po gjenden. Klubi mendonte se marrja e Dani Alves do të kishte stimuluar sponsorët, por të ardhurat kanë qenë shumë më pak nga sa parashikohej.

Dhe nëse kjo situatë nuk ndryshon shumë shpejt, ato 4 milionë euro do të paguhen pikërisht nga Sao Paulo. Një zgjidhje kjo që mund të ketë pasoja serioze ekonomike për skuadrën dhe që nuk do të pëlqehet shumë nga lojtarët e tjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit