Kush e zëvendëson Harry Kane në rast dëmtimi? Bayern ka tri opsione për merkaton

26 Shtator 2024
19:49
Telesport
back button

Me largimin e Choupo-Moting (me parametra zero), Bayern për herë të parë pas disa vitesh nuk ka një sulmues zëvendësues për Harry Kane. Deri tani, kjo është argumentuar me faktin se Serge Gnabry dhe Thomas Muller mund të luajnë si sulmues qendre.

Problemi është se një tjetër shpresë e bavarezëve, sulmuesi Tel, nuk po aktivizohet si qendërsulmues, por si lojtar krahu ose si trekuartist. Kjo bën që në skuadër të mbetet një boshllëk, nëse Kane dëmtohet.

Drejtori sportiv Max Eberl po harton disa pista për merkaton. Një lëvizje mund të ndodhë në janar, por blerja më e logjikshme pritet të ndodhë në verën e vitit 2025.

Alternativat janë disa. Bayern po ndjek më vëmendje sulmuesin kanadez Jonathan David, sepse ai mund të transferohet me parametra zero nga Lille. I dyti në objektivat e klubit bavarez është Mikel Oyarzabal nga Real Sociedad, i cili vlerësohet 40 mln euro.

Një opsion interesant për Eberl konsiderohet edhe Lois Openda i Leipzig, megjithëse transferimi i tij nga klubi gjerman duket i pamundur për shkak të rivalitetit të tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit