“Kush mendon se është?”, sulmi ndaj Klopp: Pa ata të tre do të ishte një humbës

4 Dhjetor 2021
17:32
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, ka sulmuar trajnerin e Liverpool-it në lidhje me komentet e bëra kohët e fundit nga trajnerit gjerman për Kupën e Afrikës.

Klopp ka patur një debat me një gazetar pasi e ka përshkruar Kupën e Afrikës si një “kompetcion të vogël” dhe ka thënë se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti.

Pavarësisht sqarimit të Klopp, Cisse nuk ka qenë aspak i kënaqur me trajnerin e Të Kuqve: “Kush mendon se është?”.

Ish-mesfushori i Birmingham dhe Portsmouth ka thënë:

“Unë drejtoj Senegalin dhe lojtarët e mi luajnë për Klopp-in te Liverpool. E respektoj Liverpool-in, por jo Klopp-in që cenon futbollin afrikan. Ai është aty ku është sot për shkak të futbollistëve afrikanë.

“Po humbte çdo finale para se të merrte Salah, Mane, Matip ta ndihmonin të fitonte finalen e parë të madhe europiane.

“Sot, ai ka guximin ta quajë Kupën e Afrikës një kompeticion të vogël. Kupa e Afrikës ka të njëjtin numër ekipet, 24, sa Europiani. Kështu që kush mendon se është ai?.

“Kupa e Afrikës do të ketë të njëjtët super yje që po e ndihmojnë aktualisht atë të shkëlqejë te Liverpool. Kupa e Afrikës është po aq cilësore sa Europiani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit