“Kush nuk do ta donte këtë”; Jorginho prenoton kthimin në “fole”…

8 Prill 2021
12:23
Alfred Lleshi
back button

Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Chelsea për tre sezone, por nuk e ka harruar të kaluarën te Napoli, një ekip me të cilin kapi nivele të rëndësishme. E tashmja e Jorginho është në Angli, por nuk përjashtohet që në të ardhmen të ketë një aventurë tjetër me fanellën e napolitanëve. Duke mos përjashtuar atë që do të ishte një rikthim i bujshëm, vetë Jorginho tha për “Sky”, pas fitores në Ligën e Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje, ndaj Portos:

“Kur jetoni në Napoli nuk mund ta harroni atë qytet kurrë. Kam pasur një përvojë të mrekullueshme atje dhe jam shumë i dashur për qytetin e tifozët. Tani, sinqerisht nuk po mendoj për këtë, sepse jam plotësisht i përqendruar te Chelsea, por nëse do të ekzistojë mundësia një ditë, do të doja shumë të rikthehesha. Kush, ndër ata që kanë luajtur te Napoli, nuk do ta pëlqente këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit