Kur duket se asgjë nuk po funksionon, Pep Guardiola nuk heq dorë. Trajneri spanjoll ka biseduar me drejtuesit e Manchester City për të gjetur mënyrën e duhur për t’u rikthyer në nivelet më të larta.
Pep deri tani ka fajësuar dëmtimet për ndeshjet e fundit, në të cilat nuk ka arritur të motivojë ekipin sa duhet për të marrë 3-pikëshin.
Në “Etihad Stadium” nuk dorëzohen. Përkundrazi, sepse po bëjnë gati transferimet e reja. Pep ka kërkuar me ngulm vetëm një lojtar dhe ai është gjermani Florian Wirtz.
21-vjeçari mund të marrë rolin e legjendës Kevin de Bruyne. Për blerjen e tij nevojiten rreth 120 milionë euro, shifër të cilën Bayer Leverkusen nuk e negocion.