“Kush vë bast për Ferrari dhe Leclerc i ka humbur paratë”

23 Qershor 2022
11:03
Telesport
back button

Edhe pse këtë sezon ndryshimi i Ferrari në pistat e Formula 1 është radikal krahasuar me të shkuarën, ish-pronari i këtij sporti, Bernie Ecclestone shprehet se këtë vit “kokëkuqja” nuk do të shpallet kampione. Ai deklaron se këto rezultate nuk mjaftojnë që makina italiane të triumfojë.

Shpresoja, ashtu si shumë të tjerë, që Ferrari të rikthehej te fitorja pas 14 vitesh. Por tani kam mbetur i zhgënjyer. Po lajmëroj edhe të tjerët që kush do të vërë vast për Ferrari apo për Charles Leclerc, ato parà i ka shpenzuar kot, i ka të humbura”, tha Bernie Ecclestone.

Te Ferrari janë rikthyer te gabimet e vjetra dhe po bëjnë shumë të tilla edhe këtë sezon. Besueshmëria e makinës është vënë sërish në shënjestër, ashtu si dikur. Kjo i bën pilotët më pak të sigurt në pistë. Mendoj se Max do ta keët shumë më të lehtë këtë sezon të fitojë titullin”, tha Ecclestone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit