Menaxheri i Skriniar: Real dhe Barça e duan, por kanibalët…

21 Mars 2019
20:16
back button

Mithat Halis,  partner i kompanisë “Star & Friends”, që përfaqëson interesat e qendërmbrojtësit të Inter, Milan Skriniar, ka pranuar se Real Madrid dhe Barcelona janë interesuar për sllovakun.

 “Real Madrid kërkon të blejë Skriniar, gjithashtu edhe Barcelona, që nëse bindin Interin, mund ta transferojnë futbollistin që këtë verë”.

“Skriniar ka një sjellje profesionale. Madrid kërkon ta marrë dhe mund ta bëjë, por në treg menaxherët janë si kanibalë që përpiqen të dërgojnë futbollistët te skuadrat që i duan”, vijoi Halis.

“Mino Raiola, që menaxhon Ibrahimovic dhe Pogba, kërkon ta bëjë këtë prej kohësh. Ai do Skriniar-in, por ai është një futbollist që i përket kompanisë sonë. Ne kemi një kontratë me atë”, sqaroi menaxheri i Skriniar. 

“Inter i pagoi Sampdorias 28 milionë euro dhe vetëm 6 muaj më vonë, Manchester City ofroi 55 milionë. Tani vlera e tij konsiderohet rreth 100 milionë euro. Transferimi i mundshëm duket disi i komplikuar pikërisht për shkak të ndërhyrjes së këtyre ndërmjetësve kanibalë”, deklaroi Halis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit