Kushton 30 mijë euro në ditë, zbuloni rezidencën spektakolare ku po pushon Messi (fotot)

22 Qershor 2022
9:44
Alfred Lleshi
back button

Kjo është vila “Sa Ferradura”, ishulli spektakolar ku po pushojnë Lionel Messi dhe cesc Fabregas, bashkë me familjet e tyre. Një mrekulli e vërtetë, që shumë pak mund ta aksesojnë, sepse kushton plot 30 mijë euro ditë-nata (24 orë).

Pushimet mbas sezonit të gjatë e të lodhshëm kanë mbërritur për futbollistët, që janë nisur në destinacionet e tyre të preferuara për të kaluar pak kohë me familjet dhe miqtë. Rasti me Lionel Messin nuk është ndryshe, pasi ylli i Paris Saint-Germain ka fluturuar në Ibiza me gruan e tij, Antonella Roccuzzo, dhe fëmijët për pushime.

Antonella ka ndarë në Instagram disa foto nga pushimet e saj me Messin. Ajo që duhet theksuar është se Messit në pushime iu bashkua edhe ish-shoku te Barcelona, Cesc Fabregas dhe gruaja e tij Daniella Semaan.

Të dyja familjet thuhet se kanë marrë me qira një jaht 60.000 £ në javë për të shëtitur në Mesdhe. Tre djemtë e Messit, Mateo, Thiago dhe Ciro, u panë gjithashtu në fotot që janë shfaqur në rrjetet sociale, ndërsa mund të shihen edhe tre fëmijët e Fabregas, vajzat Lia dhe Capri, si dhe djali Leonardo.

Messi nuk pati sezonin më të mirë me PSG-në, pasi u detyrua të largohej nga Barcelona për shkak të problemeve financiare në fund të merkatos së së verës së vitit të kaluar. Superylli argjentinas nuk shfaqi nivelin e standardit të tij te gjigantët francezë.

Megjithatë, me kombëtaren e Argjentinës, Messi dukej në maksimumin e tij absolut, teksa udhëhoqi Albiceleste drejt titullit të “Finalissima”, duke mposhtur Italinë 3-0. Ndeshja e pa Messin duke luajtur një rol me ndikim, madje duke u shfaqur si “Lojtari i Ndeshjes” në këtë finale.

Pas një sezoni të përzier me PSG-në, në të cilin Messi fitoi vetëm titullin e Ligue 1, ndërsa shënoi vetëm 11 gola në të gjitha garat, disa raporte thonë se roli i 34-vjeçarit në klub mund të ndryshojë sezonin e ardhshëm.

“FootMercato” ka raportuar se Messi mund të përdoret si numri 10 te PSG. Megjithëse nuk është e qartë se nën drejtimin e cilit trajner do të luajë Messi sezonin e ardhshëm, me Mauricio Pochettino tashmë të shkarkuar, është raportuar se Christophe Galtier mund të jetë ai që do t’i drejtojë gjigantët francezë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit