Kushton 90 milionë, Sarri dhe Guardiola duan zbulimin e Premier League

8 Korrik 2020
11:07
Alfred Lleshi
back button

Adama Traoré i ka befasuar të gjithë në Premier League, këtë sezon. Lojtari i krahut i Wolverhampton arriti të ndërthurë fizikun dhe teknikën. Rezultati? 4 gola të shënuar dhe 9 asistie, i dyti pas Kevin De Bruyne, sa iu takon pasimeve për gol.

Kështu, sipas ESPN, futbollisti i datëlindjes 1996 ka përfunduar në listën e dëshirave të klubeve më të rëndësishme në Europë. Dy, qëndrojnë mbi të gjithëpër interesimin: Manchester City, në kërkim të një zëvendësuesi për Sané, i transferuar te Bayern Munich, dhe Juventusi.

Objektivi i të huajit spanjoll është Champions-i. Në rast të moskualifikimit, Traoré do të kërkojë largimin nga Wolverhampton, edhe pse në vitin 2018, kur “Ujqërit” e morën nga Middlesbrough për 20 milionë euro, ai irmosi kontratë 5-vjeçare.

Tri vitet e mbetura në kontratë padyshim që paraqesin një pengesë për të interesuarit, gjithashtu çmimi. Klubi anglez e vlerëson Traoré në rreth 90 milionë euro. Një shifër e madhe, që jo të gjithë mund ta përballojnë, veçanërisht në një verë të karakterizuar nga kriza e koronavirusit. Pas një viti, në garën për të flitet se do të hyjë edhe Barcelona, ku Traoré ka qenë para se të transferohej në Angli, më 2015.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit