Kushtrimi i Tares për 120-vjetor: Kemi fituar shumë beteja, por jo luftën…

9 Janar 2020
13:08
Alfred Lleshi
back button

Së bashku me tërë ekipin, “strategu” i Lazio, Igli Tare, ishte i pranishëm në darkën e120-vjetorit të klubit, të mbajtur në “Castel Sant’Angelo”. Këto janë fjalët e drejtorit sportiv bardhekaltër për mikrofonat e “Lazio Style Radio”: “Gjëja më e mirë sonte është kjo festë e mrekullueshme. Të jemi këtu të gjithë së bashku për të festuar 120-vjetorin është diçka e veçantë. Kthimi në Brescia është si kthimi në të kaluarën për mua. Kam jetuar atje, kam kaluar tri vite të mrekullueshme, lashë një kujtim të bukur në atë qytet. 

Tani flitet shumë për ne, duhet të vazhdojmë siç kemi bërë deri më tani. Në fund të sezonit do të shohim se çfarë kemi arritur. Titulli kampion? Këto fjalë nuk na shqetësojnë. Sidoqoftë, duhet të qëndrojmë të përulur, të përqendruar dhe të luajmë me të njëjtën uri, të vetëdijshëm se duhet ende për të qenë një ekip i shkëlqyeshëm. Qëllimi ynë është Liga e Kampionëve, nuk duhet ta harrojmë kurrë këtë. Pastaj, nëse e gjejmë veten duke luftuar për diçka tjetër në ndeshjet e fundit, atëherë nuk do të tërhiqemi. 

Ne jemi vetëm në gjysmë të rrugës, kemi fituar shumë beteja, por duhet të fitojmë luftën. Kjo është vetëm foto e një momenti. Të ëndrrosh është bukur, por unë jam profesionist dhe eci me këmbët në tokë. Të shtunën, kundër Napolit të Gattuso? Fitorja do të na bënte të kuptonim se kemi mundësi të mposhtim një tjetër rival të shkëlqyer, por mbi të gjitha do t’i jepnim vazhdimësi këtij rekordi suksesesh të njëpasnjëshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit