Kvaratskhelia i “shkel syrin” Real Madridit: Është ëndrra ime e fëmijërisë, por tani jam…

7 Dhjetor 2023
8:00
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia ka dhënë një intervistë për ‘Geo Team’, në të cilën ka folur për eksperiencën te Napoli dhe të ardhmen e tij. Pyetja më interesante për të ishte: Babai juaj tha se ëndërroni të luani për Real Madridin, a është e vërtetë?

Përgjigja e gjeorgjianit pati doza diplimacie: “Para së gjithash mund të them se për momentin jam 100% i fokusuar te Napoli. Po bëj çmos për ta ndihmuar ekipin tim. Sa i përket Real Madridit, mund të them se është një ëndërr e fëmijërisë sime”.

Më pas shtoi: “Për momentin jam 100% i fokusuar te Napoli. Kemi ndeshje të rëndësishme përpara, është një sezon i vështirë. Ndihem shumë i lumtur në Napoli. Sa për të ardhmen, ka shumë klube të mira ku do të doja të luaja, por tani ndihem shumë i lumtur këtu te Napoli”.

Gjatë intervistës, Kvaratskhelia foli edhe për përqafimin e ndodhur mbrëmjen e së hënës, gjatë ‘Gran Galà del Calcio’, me ish-trajnerin e tij Luciano Spalletti. Çfarë i thanë njëri-tjetrit? Pyetje që merr këtë përgjigje nga sulmuesi gjeorgjian:

“Ai bëri shaka duke më thënë nëse doja të luaja për kombëtaren italiane. Unë i thashë se do të isha shumë i lumtur të punoja me të, por padyshim që luaj për vendin tim. Ai është shumë i mirë, trajner fantastik. Do të doja të theksoja cilësitë e tij njerëzore. Isha i lumtur që e pashë, dua t’i uroj suksese në Kampionatin Europian”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit