“Ky ekip ka limite, kështu nuk do të fitojmë kurrë asgjë”

11 Mars 2019
19:29
Telesport
back button

Humbja 2-1 ndaj Southampton ka ndërlikuar shumë pozitat e skuadrës së Tottenham, që tashmë rrezikon të humbasë vendin e tretë në renditjen e Premier League. Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, që e pa ndeshjen nga tribuna për shkak të skualifikimit, kra pranuar se ka mbetur i befasuar nga rezultati. “Nuk e kuptova atë që ndodhi, por ky është raliteti ynë”, tha Pochettino.

Tottenham, një ekip që prej vitesh nuk fiton asgjë edhe pse luan mirë dhe ndodhet mes skuadrave më të mira në Angli dhe Europë, rrezikon të mbetet i tillë. “Më duket sikur ajo që thonë njerëzit është e vërtetë, që ne nuk dimë të fitojmë. Kjo jo për fajtin tonë, pasi kaq janë mundësitë. Kështu nuk do të arrijmë kurrë të trofeu”, u shpreh më tej trajneri argjentinas.

Diferencat mes Tottenham dhe skuadrave të tjera janë të mëdha dhe fusha e konfirmoi këtë. Ne jemi nën presion për të fituar ndeshjet dhe kjo është një sfidë e madhe. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim deri ku mund të shkojmë në Champions League si dhe të luftojmë për të ruajtur pozitat në Premier League deri në fund të sezonit”, tha Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit