“Ky është një grusht shteti. Nuk dua të luaj kundër Milan-it”

20 Prill 2021
17:47
Denis Hakanaj
back button

Vazhdojnë sulmet ndaj Super League dhe klubeve themelues.

Mes të fundit që ka dalë kundër projektit është edhe trajneri i Sassuolo-s, Roberto de Zerbi, i cili ka folur hapur në prag të sfidës së kampionatit kundër Milan-it:

“Është gjithçka e gabuar dhe besoj se ka ardhur moment të flasim hapur. Unë nuk do të doja të luaja kundër Milan-it, sepse është pjesë e këtyre tre ekipeve dhe këtë ia kam thënë edhe lojtarëve dhe Carnevali-t (administratori i deleguar i Sassuolo-s)”, ka thënë De Zerbi.

“Nëse do të më detyrojë të shkojë, atëherë do të shkoj, por jam mërzitur shumë. Ndoshta unë dhe klubi im jemi idiotë sepse ëndërrojmë akoma, por ndonjë rezultat e kemi marrë. Kjo nismë është e barasvlershme me një grusht shteti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit