“Ky është realiteti i Barcelonas tani, Europa League. Fundi i një epoke…” | Fjalët e para të Xavi-t pas eliminimit

8 Dhjetor 2021
23:37
Telesport
back button

Trajneri i Barcelonës, Xavi, komentoi, siç raporton Marca.com, humbjen ndaj Bayern Munichut dhe rënien në Ligën e Evropës si pasojë e vendit te trete ne grup:

“Ata na kanë nënshtruar, ne gjithmonë duam të dominojmë dhe nënshtrojmë rivalin tonë dhe ishte e kundërta, më shumë per fajin tone.

Ne jemi Barça. Kjo duhet të jetë një pikë kthese për të ndryshuar shumë gjëra. Kjo është Champions League, por kjo është situata jonë dhe duhet të përballemi me dinjitet. Jam i zemëruar: sot fillon një epokë e re dhe ne fillojmë nga e para.

Ne duhet të punojme shumë! Nuk më pëlqen fjala dështim, sepse ne u përpoqëm. Realiteti ynë tani është Europa League dhe ne duhet ta fitojmë atë. Por objektivi i Barçës është të fitojë çdo ndeshje”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit