KY MILAN NUK NJEH RIVALË!!! Me apo pa Ibra, ekipi kuqezi zbavit dhe arratiset në kryer (VIDEO)

29 Nëntor 2020
17:07
Telesport
back button

Milani vazhdon të fitojë. Me apo pa Ibrahimovic, skuadra kuqezi është e pandalshme dhe duket sikur është kthyer në një orkestër që kur mungon një instrument kryesor, të tjerët e zëvendësojnë me melodinë e tyre!

Fitore 2-0 ndaj Fiorentina, llogaritë e mbyllura që në pjesën e parë për djemtë e Stefano Piolit, që shkojnë kështu në kuotën e 23 pikëve në 9 javë.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë, përkundrazi, pati vështirësi në fillim, por menjëherë dominimi kuqezi dhe freskia bënë diferencën në fushë.

Pa Ibrahimovic, Bennacer, Leao, Castillejo dhe Musaçhio (ende jashtë) djemtë e Bonera – në pritje të Piolit – kanë treguar karakter dhe grintë.

Në fillim Romagnoli me kokë te shtylla e dytë dhe pastaj penalltia e fituar nga Saelemaekers dhe e shndërruar nga Kessie, që gaboi një 11-të metërsh tjetër.

Në pjesën e dytë Calhanoglu goditi edhe shtyllën por mjaftoi me kaq. Milani fluturon në renditje dhe mini-arratisja ka nisur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit