Ky njeri nuk njeh limite… Luan sezonin e 38-të në karrierë, sulmuesi 55-vjeçar japonez rikthehet në Europë

27 Janar 2023
13:45
Alfred Lleshi
back button

Kazuyoshi Miura, 55 vjeç, do të përforcojë Oliveirense, skuadër e kategorisë së dytë portugeze, të paktën deri në fund të sezonit. Ai do të të huazohet nga japonezët e Yokohama FC.

Sulmuesi japonez do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot dhe do ta zyrtarizojë këtë “stacion” të radhës në karrierën e stërgjatë të tij.

Kazu, siç njihet, zgjodhi fanellën me numrin 11, ku do të ketë të njëjtin emër si një bashkëlojtar i ri, Christian Kendji Wagatsuma Ferreira, mbrojtësi i majtë brazilian, pseudonimi i të cilit është “Kazu”, por në kurriz mban numrin 88.

Në Japoni flasin për një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, por “O JOGO” nënvizon se lidhja me sulmuesin japonez mund të zgjasë më shumë.

Duke luajtur sezonin e tij të 38-të si profesionist, Kazu do të provojë vendin e pestë në karrierë, kësaj here në Portugali, pas Italisë, Brazilit, Kroacisë dhe Australisë.

Ai është një idhull i vërtetë në vendin e tij, sepse ka qenë japonezi i parë që ka luajtur në Brazil dhe Itali. Fama e tij është aq e madhe, saqë konsiderohet “mbreti i futbollit japonez”, pasi është pagëzuar nga populli si “King Kazu”.

Edhe Yōichi Takahashi, autor i filmit të famshëm vizatimor “Holly and Benji”, ka pranuar se është frymëzuar nga 55-vjeçari. Ai ka zbuluar se ka përdorur pamjen e Miura për të vizatuar personazhin që do të zbarkonte në ekranin e vogël si Oliver Hutton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit