“Ky pilot është më superior se vetë Formula 1”

5 Maj 2020
13:04
Telesport
back button

Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, ka folur me superlativa për Lewis Hamilton, piloton britanik, 6 herë kampion bote. Sipas Ecclestone, piloti i Mercedes është më superior se ky sport, referuar fitoreve të britanikut dhe mënyrës së tij për të pilotuar.

Në një intervistë për “Sunday Express”, Ecclestone tha: “Hamilton është më i madhi nga të gjithë. Është një vlerë që e kalon atë të Formula 1, është më superior se vetë ky sport”.

Në këtë sport nuk ka një manual përdorimi, asnjë nuk të thotë se çfarë duhet të bësh. Lewis ka arritur një bilanc të përkryer, që e çon në një nivel superior, jo vetëm në pistë por edhe kur flet”, u shpreh Ecclestone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit