“Ky rekord do të qëndrojë përgjithnjë në historinë e sportit”

15 Tetor 2020
11:07
Telesport
back button

Tenisti britanik Andy Murray, ish-numri 1 në botë për meshkuj, ka deklaruar se rekordi i 13 grand slam që Rafael Nadal ka fituar në Roland Garros  është unik në historinë e sportit. Për pasojë, Murray beson se ai rekord nuk do të thyhet ndonjëherë dhe do të jetë një rekord që do të qëndrojë përgjithnjë në historinë e sportit.

Mendoj se ajo që Rafael Nadal bëri në Roland Garros, duke e fituar këtë turne për të 13-ën herë është diçka e jashtëzakonshme. Mendoj se asnjë tenist tjetër do të jetë në gjendje ta thyejë ndonjëherë këtë rekord. Ky është një rekord unik në sport, nuk do të thyhet ndonjëherë, ndaj dhe do të hyjë në historinë e sportit botëror”, tha Murray.

Më tej, tenisti britanik shtoi: “Nuk shoh njeri tjetër që mund ta thyejë këtë rekord. Ndoshta vetë Nadal mund ta përmirësojë këtë rekord. Mund të fitojë një turne të 14-të, ose të 15-të në të ardhmen”.

Duke folur se kush tenist mes Nadal, Federer dhe Djokovic do të fitojë më shumë grand slam në karrierë, tenisti britanik tha: “Nëse do të jenë të gjithë të shëndetshëm apo do të tërhiqen në 3 në të njëjtën moshë, mendoj se do të jetë një sfidë mes Nadal e Djokovic”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit