Ky vend s’do t’ia dijë për Covid-19; futboll me doreza dhe maska

2 Prill 2020
12:34
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa në Itali, kryeministri Conte vendosi masa edhe më shtrënguese për të parandaluar përhapjen e “Coronavirus” (moslejimin e stërvitjeve të skuadrave të futbollit), Nikaragua vazhdon të jetë një nga tri vendet, ku futbolli vazhdon normalisht, pavarësisht pandemisë globale.

Gjatë mbledhjes së fundit, mazhoranca qeverisëse atje vendosi të vazhdojë me garat sportive, prapa dyerve të mbyllura, përkundër faktit se pesë raste me Covid-19 janë identifikuar tashmë në vend. Po kështu, u vendos që lojtarët të luajnë në fushë me maska dhe doreza latex, për t’u mbrojtur nga virusi. Sidoqoftë, ka nga ata që nuk e kanë marrë vendimin mirë, siç është mesfushori rus, Nikita Solodchenko, i cili preferoi të ikte nga vendi për t’u bashkuar me familjen e tij në Spanjë. 

Një gjest që klubi nuk e ka kapërdirë dot, deri në atë pikë sa të kërcënojë përjashtimin e lojtarëve të tjerë, në rast se dikush nuk pranon të dalë në fushë e të luajë. Pra, nuk është vetëm rasti i çuditshëm i Bjellorusisë: futboll aktualisht luhet edhe në Nikaragua e Burundi. Aty ku sporti sfidon virusin, futbolli nuk ndalet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit