Kylian Mbappe refuzon Premier League, pret vetëm një gjë

3 Dhjetor 2023
12:30
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe nuk do të luajë në Premier League, dëshiron vetëm Real Madridin.

Sulmuesi francez, gjithnjë e më largu Paris Saint-Germain, dëshiron absolutisht të veshë fanellën e klubit spanjoll.

Këtë e ka konfirmuar Sky Sports UK, që ka ritheksuar interesimin e madrilenëve për ish-lojtarin e Monaco.

Një sulm nga Liverpool është i komplikuar dhe duket se Të Kuqtë nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në negociata.

Por pika kyçe do të jetë kohëzgjatja e kontratës dhe zgjatja e mundshme e marrëveshjes aktuale.

Në fakt, Mbappe do t’i skadojë kontrata në qershor dhe tashmë mund të negociojë me ekipe të tjera në janar.

Për të shmangur humbjen e tij me kosto zero, do të duhet një zgjatje prej të paktën një vit: e komplikuar për momentin, por jo krejtësisht e pamundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit