La Empoli për Sassuolo, mesfushori i kombëtares kuqezi komenton transferimin

3 Shkurt 2023
9:32
Telesport
back button

Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami, gjatë merkatos së janarit la skuadrën e Empolit për t’u transferuar në formë huazimi te Sassuolo. Në një deklaratë pas transferimit të skuadra e tij e re, mesfushori 23-vjeçar shqiptar u shpreh i kënaqur për këtë mundësi të re.

Jam shumë i kënaqur që ndodhem te kjo skuadër. Këtu kam gjetur ish-shokun tim të skuadrës (Pinamonti) dhe ambienti më pëlqen shumë. Kur mora vesh që skuadra e Sassuolo ishte interesuar për mua u gëzova, pasi bëhet fjalë për një klub të madh”, tha Bajrami.

Mendoj se për mua, ardhja këtu është zgjedhja e duhur për të ardhmen time. Objektivi im është të ndihmoj skuadrën dhe të zbres në fushë sa më shpejt të jetë e mundur me fanellën e re. Përshëndes të gjithë tifozët e Sassuolo, do të jap më të mirën”, u shpreh Nedim Bajrami.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit