La fushën pas 25’ minutave, Kumbulla e pranon: “Nuk është problem banal!”

19 Janar 2020
22:02
back button

Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet në Seria A me skuadrën e Hellas Verona, Marash Kumbulla ka ndjerë këtë të dielë një shqetësim serioz. Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë u detyrua të lërë fushën e lojës kur kishin kaluar vetëm 25’ minuta nga fillimi i takimit me Bolgna, për shkak të një problemi serioz.

Në përfundim të ndeshjes së mbyllur në barazim 1-1, ishte vetë Kumbulla ai që nëpërmjet një postimi në mediat sociale ka zbuluar se bëhet fjalë për një problem jo banal. “Një tjetër provë karakteri, substanciale dhe konkrete”. 

“Mund të kishim marrë me vete edhe diçka më shumë… keqardhje që dola nga fusha, por pata një problem jo banal, por që do të kalojë shpejt”, shkruan Kumbulla që ka tërhequr vëmendjen e ekipeve elitare si Napoli, Lazio dhe Inter.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të klubit, është shpërndarë bulletin mjekësor që ka qartësuar edhe situatën në lidhje me problemin e mbrojtësit shqiptar.

“Hellas Verona FC sqaron se futbollisti Marash Kumbulla kërkoi zëvendësimin gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Bolgna për shkak të një “migrene okulistike”, shoqëruar me turbullim momental të shikimit”. 

“Futbollisti do të mbahet në monitorim dhe nëse do të konsiderohet e nevojshme, atëherë do t’i nënshtrohet në orët në vijim vizitave dhe kontrolleve të tjera”, citohet në faqen zyrtare të klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit