La kafazin për OnlyFans, ylli i UFC-së do të rikthehet edhe për një duel të fundit

29 Nëntor 2023
9:54
Telesport
back button

Luftëtarja amerikane Paige VanZant, që nuk ngjitet në kafaz prej 3 vitesh, ka konfirmuar se do të zhvillojë edhe një duel të fundit para se të tërhiqet përfundimisht nga sporti. Një duel që me shumë gjasa do të zhvillohet vitin tjetër.

29-vjecarja amerikane ka disa vite që ka “zbarkuar” në platformën OnlyFans, ku mahnit fansat me hijeshinë e saj. VanZant ka deklaruar disa herë që në një javë në OnlyFans ka fituar më shumë para se në gjithë duelet e saj në UFC.

Ne patëm një bisedë me ekipin e saj drejtues rreth dy javë më parë për këtë”, tha Dana White për MMA Junkie. “Ata na thanë: Na jepni një datë, por ne duam të paktën tre muaj njoftim sepse ajo dëshiron të jetë në formë të shkëlqyer për këtë dhe të sigurohet që të mund të përqendrohet në stërvitjen e saj”.

VanZant, 29 vjece, u largua nga UFC pas një humbjeje nga Amanda Ribas në verën e vitit 2020 dhe më pas u përpoq të bëjë karrierë në BKFC (bareknuckle), por nuk arriti të qëndronte gjatë pas një dëmtimi të pësuar. Një afat kohor i saktë për rikthimin e saj në kafaz ende nuk është përcaktuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit