LA LIGA | Atletico rigjen fitoren pas 4 humbjesh radhazi! Moment emocionues, stadumi në këmbë për Falcao (VIDEO)

2 Janar 2022
18:41
Telesport
back button

Pas 4 humbjesh radhazi dhe një ecurie horror, Atletico Madrid kthehet te fitorja dhe e bën ndaj Rayo Vallecano me rezultatin 2-0.

Vendosin dy golat e Angel Correa, që sot ka qenë fantastik në Wanda Metropolitano. Skuadra e Simeones ngjit me ngadalë shkallët edhe pse këtë sezon në La Liga është larg pritshmërive duke marrë vetëm 3 pikë në 5 ndeshjet e fundit…

Sakaq, ka patur edhe një moment të bukur kur është aktivizuar Radamel Falcao. Sulmues kolumbian, që ka kaluar disa vite të arta me Colchoneros nuk harrohet nga tifozeria bardhekuqe, e cila i dhuron një stading ovation, pra duartrokitje…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit