Barcelona vazhdon fluturimin dhe e ben edhe ne nje fushe te veshtire si ajo e Betis Sevilla. Kane mjaftuar dy gola ne pjesen e dyte te shenuar nga Raphinha dhe Lewandowski per t’i dhene 3 piket dhe per te derguar edhe nje tjeter mesazh te Real Madrid.
Pjesa e pare ka qene e mbyllur edhe pse djemte e Xavi Hernandez duhet te kishin menaxhuar me mire disa situata. Ne pjesen e dyte megjithate eshte rritur presioni dhe nje goditje denimi e nisur shpejt ka gjetur Balde ne krah te majte qe ka asistuar per Raphinha brenda zone per golin e 0-1.
Disa minuta me pas do te gjente golin edhe Robert Lewandowski. I 14-ti ne La Liga per sulmuesin polak qe ne total ka shenuar – bashke me ato ne Kupe dhe Champions League – 23 gola me 4 ne Kupe dhe Superkupe dhe 5 ne Champions League.
Betis eshte rifutur ne loje me nje autogol te Kounde por nuk ka mjaftuar per te shmangur humbjen. Skuadra e Xavi Hernandez vazhdon keshtu marshimin. Jane 9 fitore bashke me ato ne kohen shtese per skuadren katalanase ne te gjitha kompeticionet (duke shtuar edhe trofeun e fituar te Superkupes se Spanjes)