Ëndrra e Getafe-s shuhet në javën e fundit, feston Valencia

18 Maj 2019
18:24
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka pasur një fund të lumtur sezoni i mrekullueshëm i zhvilluar në La Liga nga Getafe, që ka humbur garën me Valencia-n për një vend në Champions League.

Madrilenët do të duhet të kënaqen me vendin e pestë dhe Europa League pas barazimit 2-2 të marrë në shtëpi kundër Villarreal në javën e fundit të kampionatit. Ndërkohë, ka festë për Valencia-n, që ka siguruar vendin e katërt pas fitores 2-0 të marrë në fushën e Valladolid.  

Kanë siguruar një vend në fazën eliminatorë të Europa League edhe Sevilla me Espanyol. Të parët kanë fituar 1-0 përballjen direkte me Athletic Bilbao, që e ka mbyllur kampionatin në vendin e tetë, ndërsa të dytët kanë mposhtur 2-0 Real Sociedad në shtëpi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit