LA LIGA | Joao Felix hakmerret ndaj Atletico Madrid, portieri i dytë kryen mrekulli. Barcelona arrin fitore me peshë (VIDEO)

3 Dhjetor 2023
23:04
Telesport
back button

Goli i Joao Felix si nje ish dhe superpritja e portierit te dy Inaki Pena i dhurojne Barcelona-s 3 pike me mjaft vlere ndaj Atletico Madrid ne nje ndeshje te dyluftuar deri ne fund.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 28’-të të sfidës, ku pas një asistimi të Raphinha, ish-anësori i Atletico Madrid, i cili u largua nga këta të fundit mes shumë polemikash, Joao Felix driblon mbrojtjen e ish-skuadrës së tij, për të mposhtur më pas me një goditje potente portierin, Jan Oblak, duke “vulosur” rezultatin 1 me 0.

Episodi tjeter kyc i ndeshjes eshte 10 minuta nga fundi, kur portieri i dyte, ai qe zevendeson te demtuarit Ter Stegen, fluturon ne shtyllen e larget dhe me nje pritje spektakolare largon topin nga porta pasi do te perfundonte ne rrjete fale goditjes mjeshterore nga Depay.

Falë kësaj fitoreje, Barça ngjitet në vendin e 3-të të renditjes, me teksa shkon në kuotën e 34 pikëve, 3 më shumë se Atletico Madrid, me “Los Colchoneros” që ndodhen në vendin e 4-t, me 31 pikë, por me një ndeshje më pak se “blaugranat”.

GOLI I JOAO FELIX – VIDEO

PRITJA E INAKI PENA – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit