Granada peson humbje ne “Estadio Nuevo Los Carmenes” ndaj Gironas në takimin e javës së pestë të La Liga, e cila u mbyll me rezultatin 2-4. Miqtë gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 22’ me Tsygankov, ndërsa në minutën e 31’ Savio dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.
Pjesa e parë u vulos nga Lopez, që shënoi golin e tretë për Gironan në minutën e 34’. Ndërsa në minutën e 64’, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, u dha pak shpresë vendasve, pasi shënoi golin e parë për Granadën.
Granada vazhdoi me sulmet dhe e ngushtoi më shumë rezultatin në minutën e 85’, kur Boye shënoi golin e dytë për ekipin e tij.
Goal! | Myrto Uzuni | Granada 1-3 Gironapic.twitter.com/RTkmPTa1tM
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 18, 2023
Megjithatë në momentin kur u duk se vendasit mund të tentonin të merrnin të paktën një pikë në këtë raund, në minutën e 89’ Couto shënoi golin e katërt për Gironan, duke vulosur gjithçka.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-4, me Granadën që renditet në vend të 18-të me tre pikë, teksa Girona renditet në vend të tretë me 13-të pikë.