“La Masía”, a jeni dakord me top-formacionin e akademisë së Barçës (video)?

21 Tetor 2019
14:11
Alfred Lleshi
back button

Akademia e Barcelonës është e njohur në të gjithë globin. Ajo ka filialet e veta në të gjithë botën, ku rekruton talentet që në hapat e parë, i rrit sipas filozofisë së vet unike dhe i bën gati për ekipin e parë katalanas. Natyrisht, kjo “galaktikë” sillet rreth një pike referimi të vetme, që është “La Masia”. 

Kjo akademi ka 40 vite që funksionon dhe nxjerr lojtarë të shkëlqyer, jo vetëm për Blaugrana-t, por edhe për klube të shumta në kontinent e më gjerë. Spanjollja “AS” ka përftuar një top-formacion, më i miri sipas saj, me lojtarë të dalë nga “La Masia”. Kjo 11-she është sipas modulit 4-3-3 dhe përbëhet nga këto emra: Valdes – Sergi Roberto, Pique, Puyol – Guardiola, Busquets, Xavi, Iniesta – Messi, Ansu Fati, Pedro.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit