La Milanin për Juventusin, tashmë përgatitet të kalojë te PSG!

10 Dhjetor 2019
14:34
back button

Në verën e vitit 2017 Mattia De Siglio la Milanin për të kaluar te Juventusi, në një operacion që i kushtoi bardhezinjve 12 milionë euro.

Kur kanë kaluar diçka më shumë se dy sezone nga ai transferim, De Siglio duket se po shkon drejt fundit të aventurës së tij në Torino. PSG pritet të jetë ekipi i ardhshëm i 27-vjeçarit, me lajmin që raportohet nga prestigjiozja “France Football”.

Leonardo po punon që gjithçka të finalizohet në fund të sezonit, me De Siglion që duket se është i bindur për këtë lëvizje. I vetmi ngërç që duhet të zgjidhet është kostoja e transferimit që do të kalojë në arkat e Juventusit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit