Laçi kap Europën pa luajtur, çudirat e Superiores!

6 Maj 2019
15:25
Eraldo Harlicaj
back button

Superiorja ka ende dilema për të zgjidhur, Partizani ka siguruar titullin kampion, pasi mbetet vetëm konfirmimi. Kukësi mbetet në vendin e dytë, ndërsa në Europë ka luftë të fortë me 3 ekipe që luftojnë fort mes tyre. 

Flamurtari është në vend të tretë momentalisht me 48 pikë, po aq sa Teuta e vendit të katërt. Laçi ndodhet në vendin e pestë me 46 pikë. Kurbinasit kanë në kalendar takimin kundër Kamzës dhe për këtë arsye kanë 3 pikët në xhep, praktikisht vendi i tretë dhe përmbyset renditja për Europë. 

Djemtë e trajnerit Sulejman Starova presin që dy rivalët të gabojnë, pasi kanë sfida mjaft të vështira. Durrsakët do të luajnë në Korçë në një transfertë mjaft delikate kundër Skënderbeut. Flamurtari do të luajë kundër Kastriotit në Krujë dhe mundësitë që të ndalen janë reale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit