Laçi largon sulmuesin e vetëm në ekip, pritet goditje e rëndësishme në janar

23 Dhjetor 2018
13:15
back button

"Për të pretenduar të luash në kupat e Europës, të duhen lojtarë me cilësi, që bëjnë ndryshimin. Në janar presim lojtarë, ndoshta Kroacia është një treg i mirë", tha ndër të tjera trajneri i Laçit Besnik Prenga, pas barazimit në Durrës kundër Teutës, në ndeshjen e fundit për vitin 2018.

Plani i Laçit është i qartë, duhen 3-4 lojtarë mjaft cilësorë, për të pretenduar një ndër 3 vendet e para në renditje, pasi ekipi në pjesën e parë të sezonit është sforcuar shumë për të mbushur gropat e krijuara nga dëmtimet e pezullimet.

Shpresa e madhe e sulmit ishte Marjan Altiparmakovski, maqedonasi me CV të rëndësishme, i cili në Maqedoni ka shënuar shumë gola, por në vitin 2018 nuk luajti fare te Sarajeva dhe kërkonte të rikthehej në nivelin e tij në Laç.

Nuk rezultoi lëvizja e duhur, sepse 27-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në kampion, në më shumë se 600 minuta futboll, ndërsa përtej golave, nuk është dukur asnjëherë i bërë njësh me skuadrën bardhezi.

Për këtë arsye, klubi kubinas ka ndërprerë marrëveshjen me të, duke qenë tashmë pa asnjë sulmues, sepse më herët ishte larguar pa debutuar fare edhe Xhevahir Sukaj. Deri tani Shtubina ka mbajtur peshën kryesore në sulm, por duhet patjetër të paktën një lojtar niveli dhe priten të reja në javët e ardhshme.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit