Laçi mbetet thatë, Drita i rrëmben mbrojtësin e kërkuar

10 Qershor 2019
12:37
Eraldo Harlicaj
back button

Laçi kërkoi të përforcohej me ish-mbrojtësin e Llapit, Ilir Blakçori. Ky i fundit u largua në verë nga skuadra e Llapit e drejtuar nga Tahir Batatina, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të rinovuar. 

Ekipi kurbinas ishte i interesuar për të nënshkruar me të, por nuk ia doli, pasi Drita e ka bindur Blakçorin. Mbrojtësi e pranoi vetë diçka të tillë në një prononcim për "GazetaOlle.com" në Kosovë.

"Kam pasur oferta të shumta nga ekipet e Superligës, po ashtu edhe nga Laçi. Mirëpo karrierën besoj se do ta vazhdoj te Drita”, – ka treguar Blakçori. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit