Laçi trazon merkaton, firmos me gjigantin e mbrojtjes

17 Qershor 2019
15:27
Eraldo Harlicaj
back button

Laçi ka bërë një goditje shumë të mirë në merkato, pasi ka firmosur me mbrojtësin Aleksandar Ignjatovic. Shtatlarti është i gjatë 194 cm dhe pritet të jetë një goditje me shumë vlera. 

Serbi ka mbërritur në Shqipëri dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova, shkruan Panorama Sport. 31-vjeçari projektohet si titullar dhe pritet të sjellë eksperiencën e duhur për Kupat e Europës. 

Ai ka eksperiencë të madhe në Ballkan, pasi ka luajtur me disa ekipe me emër. E mbylli sezonin në Bosnje me ekipin e Sloboda Tuzia, ka luajtur me Honvedin në Hungari, ndërsa në Serbi ka luajtur për Novi Pazar, Radnicki Nis apo Borac Cacak. Një aventurë e dështuar në Holandë me Feynordin.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit